Please enter at least 3 characters.

Barcelona duhet të ketë kujdes nga Napoli, lojtari që i eliminoi dy vite më parë do të jetë përballë tyre përsëri

2019/12/received_1368196553354324.jpeg

Barcelona do ta mbajë mend gjatë eliminimin nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve dy vite më parë.

Katalonasit në Camp Nou kishin fituar me rezultat 4-1 dhe ndeshja e kthimit dukej vetëm si formalitet.

Por romakët nuk u dorëzuan dhe fituan 3-0 në Olimpico duke e eliminuar Barcën nga Liga e Kampionëve.

Golin e tretë dhe vendimtarin për Romën e shënoi Kostas Manolas.

Manolas tash luan te Napoli dhe për kundërshtar në fazën e 1/8 do ta ketë Barcelonën.

Një arsye më shumë që Barca të mos e merr shumë të lehtë ndeshjen me italianët.

Katalunasit kanë hasur në probleme në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve, sidomos në ndeshjet jashtë fushe. /Telegrafi/