Barack Obama publikon listën "tradicionale", këto janë librat, filmat dhe këngët e tij të preferuara
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ndau listat e tij tradicionale të librave, filmave dhe këngëve të preferuara për fundin e vitit 2025, si dhe rekomandimet e librave për lexim gjatë verës.
Konkretisht, ai zbuloi në rrjetin social X se çfarë i bëri përshtypje këtë vit.
"Ndërsa viti 2025 po i afrohet fundit, po vazhdoj një traditë që e nisa gjatë kohës sime në Shtëpinë e Bardhë: po ndaj listat e mia vjetore të librave, filmave dhe muzikës së preferuar. Shpresoj të gjeni diçka të re për të shijuar dhe ju lutem më dërgoni çdo rekomandim", tha ai në postim.
Ndër librat e preferuar ishin "Paper Girl" nga Beth Macy, "Flashlight" nga Susan Choi, "We The People" nga Jill Lepore, "The Wilderness" nga Angela Flournoy, "There Is No Place For Us" nga Brian Goldstone. Gjithashtu në listë ishte libri "The Look" i gruas së tij Michelle Obama.
Përveç këtyre librave, ai ndau edhe rekomandime për lexim gjatë verës.
Kur bëhet fjalë për filmat e preferuar në vitin 2025, Obama veçoi filmat e mëposhtëm: "One Battle After Another", "Sinners", "It Was Just An Accident", "Hamnet", "Sentimental Value", "No Other Choice", "The Secret Agent", "Train Dreams", "Jay Kelly", "Good Fortune" dhe "Orwell: 2+2=5".
Në fund, lista e këngëve të preferuara përfshinte hite të shumta, si: "Nice To Each Other" nga Olivia Dean, "Luther" nga Kendrick Lamar dhe Sza, "Tatata" nga Burna Boy dhe Travis Scott, "Jump" nga Blackpink, "Faithless" nga Bruce Springsteen, "Abracadabra" nga Lady Gaga, "The Giver" nga Chappell Roan, "Ordinary" nga Alex Warren dhe shumë të tjera.


