Ballkani kërkon përmbysjen ndaj Bohemians, formacionet zyrtare
30/07/2026
Klubi kosovar Ballkani do ta synojë përmbysjen ndaj Bohemians, në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas humbjes befasuese në Irlandë, “Xhebrailat” do të provojnë ta përmbysin rezultatin me objektivin e vetëm për një avancim në fazën tjetër.
Trajneri Karoglan ka zgjedhur formacionin me 11 më të mirët, ku në sistemin 4-3-3 do të kërkojë rezultat pozitiv.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Golubovic, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso; Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni, Giovanni, Serebe, Engjëll
Bohemians: Girard-Walters, Power, Hickey, Todd, Fiores, Mullen; Vaughan, McDonnell, Devoy, Tierney; James-Taylor.
Përndryshe, përballja do të nisë nga ora 20:00./Telegrafi/


