Balla: Shqipëria do të hapë shumë shpejt negociatat me BE-në
328:"Deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me ndryshimin e marreveshjes se koncesionit me shoqerine "Tirana Airport Partners", e cila synon ti hape rrugen ndertimit te aeroporteve te reja ne Shqiperi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.
10:"XHODI HYSA
29/11/2017
Në këtë 29 Nëntor, lajm i mirë për të gjithë shqiptarët është se shumë shpejt Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim në BE, deklaroi të mërkurën, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla nderoi dëshmorët e rënë për liri nga qyteti i Elbasanit, ku së bashku me të zgjedhur vendorë dhe përfaqësues të partive të tjera politike vendosën kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve.
“Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e PS-së dhe institucioneve, sepse ne mendojmë që ashtu siç u radhitëm në koalicionin e fitores në vitin 1944, ashtu sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE”, tha Balla.


