Please enter at least 3 characters.

Bale nuk e ka në plan të largohet nga Reali

2019/07/GarethBalerealrezerv.jpg
260:"MADRID, SPAIN - MAY 19: Gareth Bale of Real Madrid makes his way to the substitute bench before the La Liga match between Real Madrid CF and Real Betis Balompie at Estadio Santiago Bernabeu on May 19, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale është i vendosur që t'i respektojë tre vitet e mbetura në kontratën e tij me Real Madridin- bën të ditur gazeta AS.

Anësorit uellsian i është bërë e qartë se nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane dhe klubi spanjoll është në pritje të ofertave, megjithatë ai nuk planifikon të largohet.

Disa herë është spekuluar për largimin e 29-vjeçarit në javët e fundit, ndërkohë që po flitet për një kalim te tij te Manchester Unitedi, si pjesë e marrëveshje që Paul Pogba të kalojë në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, paga e lartë e tij (rreth 15 milionë euro për sezon) është një pengesë e madhe për Djajtë e Kuq, të cilët nuk duan ta paguajnë atë shumë.

Për më shumë, vet lojtari nuk është i interesuar të largohet nga Madridi dhe këtë e ka qartësuar edhe agjenti i tij, Jonathan Barnett, i cili ka thënë se Bale nuk dëshiron të largohet. /Telegrafi/