Bajrami: Universiteti në veri t’i respektojë ligjet e Kosovës
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka kërkuar që para se të filloi procedura për aplikim të akreditohet Universiteti i Mitrovicës veriore në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.
“Nga mbledhja e kaluar kur është diskutuar kemi zhvilluar një proces të harmonizimit. Ministria e arsimit është involvuar në këtë çështje dhe kemi konstatuar se mund të votohet miratimi i këtij projekt dokumenti sepse ky nuk e predikon validilitetin e diplomave. Mendojmë se pas këtij studimi të procedurave të aplikimit për punë ky Universitet duhet fillimisht të akreditohet, programet e këtij Universiteti duhet të akreditohen te Agjencia për Akreditim, pastaj duhet diplomat të njihen të bëhet barasvlera dhe në fund nostrifikimi, pra këto janë dy procese të ndara. Ky studim ka të bëjë vetëm me procedurat e aplikimit në punë dhe mund të jetë edhe një hap drejtë futjes së këtij universiteti nën autoritetin e ligjit të aplikueshëm apo ligjet për arsimit të lartë, kështu që ne e mbështesim këtë projekt dokument, por gjithnjë duke theksuar ky universitet është i obliguar që të respektoj komplet kornizën ligjore të Republikës së Kosovës për sa i përket akreditimit dhe njohjes së diplomave”, ka thënë ai.


