Please enter at least 3 characters.

Babai filmoi takimin e parë emocional me vajzën

Nëna Rosalie Marie i kërkoi bashkëshortit të saj, Jake, që të filmonte takimin e tij të parë me vajzën e tyre.

Rosalie u detyrua të sillte në jetë vajzën me operacion cezarian, dhe Jake nuk kishte leje të ishte në sallën e operacionit me të.

Për këtë arsye, ai e priste me padurim momentin, dhe kur infermieret ia sollën vajzën, emocionet e pushtuan dhe ai shpërtheu në lot gëzimi.

Videoja u bë virale brenda vetëm një dite, me gati gjashtë milionë shikime.

Ajo që preku më shumë përdoruesit e TikTok-ut ishte pyetja e parë e Jake “a është mirë gruaja ime?”

Kur mësoi se me bashkëshorten e tij çdo gjë ishte në rregull, ai mundi t’i kushtonte vëmendje të plotë bebes së vogël që e kishin pritur me kaq shumë dashuri.

Kjo video e mrekullueshme dhe plot emocion ka marrë mijëra komente pozitive.

Ky moment i ndjerë është bërë një kujtim i paharrueshëm jo vetëm për familjen, por edhe për miliona njerëz që janë prekur nga dashuria e pastër në ato pak sekonda filmim. /Telegrafi/