Please enter at least 3 characters.

Avokati i Icardit: Nuk u informova për lënien e lojtarit jashtë skuadrës

2019/03/MauroSpalletti-e1553977003305.jpg
307:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 03: FC Internazionale coach Luciano Spalletti and Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale look dejected at the end of the Serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka ndërhyrje dhe tensione në Inter, pasi përfaqësuesi i  Mauro Icardit këmbëngul se "nuk ishte i informuar" kur Luciano Spalletti e la lojtarit jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Lazios.

Sulmuesi u kthye në stërvitje këtë javë pas 40 ditësh, zyrtarisht për shkak të lëndimit në gju dhe pritej paqe mes tij dhe ekipit.

Icardi pritej të ishte në skuadër, sidomos pas lëndimit të Lautaro Martinezit, por Spalletti befasoi të gjithë kur njoftoi në konferencën e tij për shtyp se ish-kapiteni do të lihet përsëri jashtë skuadrës.

Ky vendim ka befasuar përfaqësuesin ligjor të argjentinasit, i cili ka thënë se nuk ishte i informuar për këtë vendim.

"Që nga dita e kthimit të Icardit në trajnim, ai ka qenë në dispozicion të plotë të skuadrës, duke u sjell në mënyrë profesionale dhe duke ndjekur hapat e hartuar nga unë, Beppe Marotta dhe Steven Zhang në interes të Interit dhe lojtarit", ka thënë avokati Nicoletti për ANSA.

"Nuk u informova për vendimin për lënien e Icardit jashtë skuadrës, kështu që duke mos i ditur arsyet për këtë, unë nuk mund të komentoj për këtë".

"Kam folur çdo ditë me Marottan, i cili gjithnjë më thoshte se gjithçka po shkonte pozitivisht". /Telegrafi/