Please enter at least 3 characters.

Atletico transferon Alessio Cercin

2016/01/zyrtare-atletico-transferon-alessio-cercin_hd.jpg

27-vjeçari gjatë gjithë afatit kalimtar është lidhur me një kalim te kampionët e Spanjës, të cilët tash kanë siguruar shërbimet e tij pas marrëveshjes 16 milionëshe me skuadrën italiane.

“Ishte objektiv i qartë ta përforcojmë skuadrën para sezonit të ri. Cerci do të na ofrojë neve shpejtësi dhe gola”, ka thënë drejtori sportiv i Atleticos, Jose Luis Perez Caminero.

Cerci ka shkëlqyer për Torinon në Serie A sezonin e kaluar duke shënuar 13 gola në 37 paraqitje duke ndihmuar klubin të përfundojë në pozitën e shtatë.

Lojtari raportohet se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën spanjolle. /Telegrafi/