Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi zyrtarizon Herraran dhe Felipen, dyshja vijnë nga Porto

2019/06/Atletico-Madridi-Simeone.jpg
300:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 16: Club Atletico de Madrid players celebrate following their sides victory in the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and Club Atletico de Madrid at Campo de Futbol de Vallecas on February 16, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi në ditën e sotme i ka zyrtarizuar dy futbollistë, që të dy të ardhur nga Porto.

Mbrojtësi brazilian Felipe Augusto dhe mesfushori meksikan Héctor Herrera, janë zyrtarizuar nga Los Colchoneros. Që të dy lojtarët kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare me klubin spanjoll.

Felipe luajti 142 ndeshje gjatë tre sezoneve, gjatë të cilave ai shënoi 11 gola edhe pse ishte mbrojtës.

Braziliani 30 vjeç gjithashtu ka përvojë në Ligën e Kampionëve, duke luajtur 27 ndeshje në garën evropiane.

Në anën tjetër mesfushori meksikan Herrera gjatë gjashtë sezoneve të tij në FC Porto, ai ka luajtur 245 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola.

Ai ka luajtur 70 ndeshje për Meksikën, duke shënuar pesë gola.

Po ashtu sot klubi ka njoftuar se Manchester City e ka paguar klauzolën prej 70 milionë eurove për Rodrin. /Telegrafi/