Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi arrin marrëveshje me Torreiran?

2017/10/GettyImages-852906570.jpg
233:"GENOA, ITALY - SEPTEMBER 24: Lucas Torreira of Sampdoria in action during the Serie A match between UC of Sampdoria and AC of Milan at Stadio Luigi Ferraris on September 24, 2017 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar të Sampdorias, Lucas Torreira, për 40 milionë euro në muajin janar.

Mesfushori i gjithanshëm i Sampdorias ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në këtë fillim sezoni në Serie A, duke u bërë shumë i kërkuar.

Por, sipas Goal.com, Atletico ka vepruar shpejt për të sjellë Torreiran në skuadër pas fillimit të tij mbresëlënës të sezonit me Sampin.

Torreira gjatë një dueli me Pazzinin (Getty Images)

Nëse ky transferim materializohet, mesfushori uruguaian do të përbënte një shitje rekord për klubit italian, të njohur si Blucerchiati.

Kjo pasi, rekordi mbahet nga sulmues çek, Patrik Schick, i cili kaloi në afatin kalimtar veror për shifrën fillestare prej 32 milionë euro plus disa bonuse.

Los Colchoneros pritet të ketë një janar të zënë, pasi ata u ndaluan nga UEFA për regjistrimin e lojtarëve të rinj gjatë verës, me marrëveshjet e bëra tashmë për Vitolon dhe Diego Costan.

Torreira u transferua në Sampdoria nga Pescara dy vjet më parë dhe menjëherë u huazua në klubi Delfini, përpara se të zhvillohej në një lojtar kyç në skuadrën nga Marassi.

Si i tillë, trajektorja e karrierës së tij ka bërë krahasime me lojtarin italian Marco Verratti, i cili gjithashtu ka kaluar kohë në Adriatik para se të bashkohet me Paris Saint-Germain në vitin 2012. /Telegrafi/