Please enter at least 3 characters.

Atletico favorit për Calhanoglun

2020/11/hakan-1-e1605520085749.jpg

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani, duke qenë se bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të këtij sezoni, ashtu që klubi dhe lojtari i kanë nisur bisedimet për zgjatjen e saj.

Mirëpo, oferta e Rossonerëve dhe kërkesa e turkut janë larg njëra-tjetrës, ashtu që mundësitë janë të mëdha që ai të largohet nga San Siro.

(Foto: Instagram/hakancalhanoglu)

Rivalët e Serie A, Inter dhe Juventusi kanë shprehur interesim për shërbimet e Calhanoglut, mirëpo ai kërkohet edhe nga klube të mëdha jashtë Italisë.

Sipas njoftimi, transmetuar nga Goal, Atletico Madridi është favorit për nënshkrimin e mesfushorit, i cili kërkohet shumë edhe nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/