Please enter at least 3 characters.

Asistim fantastik – vazhdon shkëlqimi i Zymer Bytyqit në Superligën e Turqisë

2021/09/zymer.jpg

Mesfushori shqiptar, Zymer Bytyqi, është duke vazhduar shkëlqimin me fanellën e Konyaspor në Superligën e Turqisë.

25-vjeçari sonte (e hënë) bëri një asistim fantastik për egjiptianit Koka në minutën e 18-të në golin e epërsisë ndaj ekipit të Kasimpasa.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2, edhe pse Konyaspor ishte në avantazh prej 2-0.

Bytyqi është një nga futbollistët më të mirë të Konyaspori në këtë sezon, ku luajnë edhe shqiptarët tjerë, si Endri Çekiqi dhe Sokol Cikalleshi, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kurse te Kasimpasa janë paraqitur Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku.

https://twitter.com/Golvar44/status/1442566736792866818