Please enter at least 3 characters.

Ashtu siç i ka hije një kapiteni, De Gea zgjedh Twitterin për t'iu drejtuar tifozëve pas humbjes turpëruese nga Evertoni

2019/04/David-De-Gea-e1555927591191.jpg
247:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 21: David De Gea of Manchester United reacts during the Premier League match between Everton FC and Manchester United at Goodison Park on April 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi humbi me rezultat 4-0 nga Evertoni dhe kështu i zbehi gjasat për top katërshe.

Por, ajo që ishte më shqetësuese se rezultati ishte paraqitja shumë e dobët nga Djajtë e Kuq, lojtarët mysafirë nuk tentuan pothuajse për asnjë moment të tregojnë diçka në fushë.

Edhe kapiteni të klubit, David de Gea, ndihet keq për atë që treguan në fushë dhe me këtë rast 28-vjeçari nëpërmjet Twitterit i kërkoi tifozëve falje për paraqitjen e dobët.

"Vështirë për të shprehur me fjalë se si ndihem. Si kapiten, dua të them se paraqitja e ekipit sot, në krye me rezultatin, nuk ishte në përputhje me standardin që duhet të japim për këtë fanellë".

"Ne e dimë që duhet të përmirësohemi, por fjalët kanë pak rëndësi: duhet të japim çdo gjë për këtë klub. Faleminderit për përkrahjen pa kushte", ka shkruar De Gea në Twitter. /Telegrafi/