Please enter at least 3 characters.

ASHMAA: Siguria e profesionistëve në asnjë rast nuk guxon të rrezikohet

2016/05/ASHMAA.jpg

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) ka dënuar sulmin e djeshëm mbi ekpin e TV24 në qendër të Shtipi dhe ka bërë thirrje që punonjësit medial të mos pengohen në kryerjen e punës së tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Agjencia për të gjitha sulmet paraprake mbi punonjësit medial disa herë ka reaguar. Siguria e profesionistëve në asnjë rast nuk guxon të rrezikohet. Agjencia sërish apelon që të mos pengohet puna e mediave dhe punonjësit medial të lihen me dinjitet ta kryejnë detyrimin e tyre profesional", thuhet në reagimin e ASHMAA.

Rasti i sulmit të gazetarëve të TV24 është regjistruar edhe nga MPB, ndërsa është denondcuar dje në stacionin policor në Shtip nga ana e gazetarit të TV24./Telegrafi/