Please enter at least 3 characters.

Artisti i ri Tribal publikon këngën "Pa ty"

2022/01/trib1.jpg

Rap-artisti i ri i skenës me prejardhje nga Presheva, Tribal, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Pa ty” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit RnB.

Muzika është kompozuar nga Tribal dhe Fatjon Miftari, teksa edhe vargjet e tekstit janë shkruar nga vet rap-artisti interpretues.

“Pa ty” është vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet tematikës që kënga trajton.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni Imagine Films.

Trival është një emër i ri në skenën vendore të muzikë hip-hop me synimin për t’u bërë një nga emrat më të famshëm të kësaj rryme në të ardhmen. /Telegrafi/