Please enter at least 3 characters.

Arsenali tenton edhe me një ofertë të re për Draxlerin

2017/08/1195651_fancybox_1oIRbM_EA1dds.jpg
65:"Julian Draxler (23) feiert ein weiteres Goal von PSG in Marseille
24:"KEYSTONE/AP/CLAUDE PARIS

Julian Draxler duket se do të jetë lojtari më i kërkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Ylli gjerman nuk po kalon periudhë të mirë te PSG dhe mund të largohet nga klubi aktual.

Edhe pse agjenti i lojtarit ditë më parë deklaroi se Draxler do të mbetet në Paris, skuadrat e mëdha evropiane po tentojnë transferimin e tij.

Është gjiganti anglez, Arsenal që po insiston për transferimin e gjermanit në Londër.

E përditshmja franceze L'Equipe ka shkruar se 'Topçinjtë', kanë bërë një tjetër ofertë për Draxlerin.

Arsenal ka dërguar ofertë të lartë prej 50 milionë eurove për 23-vjeçarin.

Ish-anëtari i Wolfsburg dhe Schalke 04 po kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti gjerman Borussia Dortmund. /Telegrafi/