Please enter at least 3 characters.

Arsenali sigurt ndaj Fulham, Saka kthehet me gol nga lëndimi  

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Fulham me rezultat 2-1 për të vazhduar ndjekjen për titull, në përballjen e vlefshme për xhiron e 30-të të Ligës Premier.  

Topçinjtë kishin më shumë nga loja dhe arritën ta marrin epërsinë në minutën e 37-të, kur Ethan Nwaneri asistoi te Mikel Merino që shënoi për 1-0.

Pjesa e dyta, po ashtu i takoi Arsenalit, duke rrezikuar në shumë raste, por u desh kohë të vinte goli i qetësisë.

I rikthyeri nga lëndimi, Bukayo Saka shënoi për 2-0, pas asistimit të Gabriel Martinelli, për t’i dhënë qetësi skuadrës.

Fulham tentoi të kthehej në lojë me Alex Iëobi dhe Rodrigo Muniz, por që nuk arritën të shënonin.

E gjithë ajo bënmysafirët, ishtenjëgolkohënshtesëme  Rodrigo Muniz  për 2-1.

Arsenali mbetet i dyti me 61 pikë, nëntë më pak se Liverpooli lider, ndërsa Fulham mban vendin e tetë me 45 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore