Please enter at least 3 characters.

Arsenali njofton se sezoni ka përfunduar për Bellerinin

2019/01/Hector-Bellerin-e1548157188180.jpg
248:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 19: A dejected looking Hector Bellerin of Arsenal during the Premier League match between Arsenal FC and Chelsea FC at Emirates Stadium on January 19, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Hector Bellerin u lëndua në derbin ndaj Chelseat dhe sot (e martë) Arsenali ka njoftuar se sezoni për spanjollin tashmë ka përfunduar.

Mbrojtësi ka pësuar një lëndim (ACL) në gjurin e majtë dhe në ditët në vazhdim do të futet në operacion.

Në komunikatën e klubit nga Londra shkruhet se procesi i rikuperimit do të marrë nga gjashtë deri në nëntë muaj.

Kjo është një mungesë e madhe për skuadrën pasi ai ishte një nga më të mirë te Topçinjtë.

Në 1535 minuta lojë (18 ndeshje titullar, një si zëvendësues) këtë sezon 23-vjeçari nuk ka shënuar ende gol, por ka dhuruar pesë asistime.

Bellerin i është bashkuar Arsenalit në vitin 2011 nga Barcelona, fillimisht luajti në akademinë londineze, kurse skuadrës së parë iu bashkua vitit 20013.

Deri më tani është paraqitur në 143 ndeshje për klubin nga Emirates, ndërsa ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/