Please enter at least 3 characters.

Arsenali i “dashuruar” me talentin e Real Madridit, e bëjnë prioritet për verë

Arsenali po monitoron nga afër mbrojtësin e Real Madridit, Victor Valdepenas, raporton mediumi i njohur britanik “BBC”.

Talenti 19-vjeçar, i cili ka një klauzolë lirimi prej 43 milionë funte, ka qenë nën vëzhgim intensiv nga “Topçinjtë” gjatë muajve të fundit.

Valdepenas është mbrojtës me këmbën e majtë dhe mund të luajë si qendërmbrojtësi ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, çka e bën një profil shumë të vlefshëm për të ardhmen.

Mbrojtësi i ri ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të Real Madridit vetëm këtë sezon, duke startuar në ndeshjen e La Ligës ndaj Alavesit në muajin dhjetor. Edhe pse eksperienca e tij në nivelin më të lartë është ende e kufizuar, paraqitjet dhe potenciali i tij kanë tërhequr vëmendjen e klubit londinez.

Mbetet për t’u parë nëse Arsenali do të vendosë ta konkretizojë interesimin gjatë këtij muaji apo do ta shtyjë për afatin kalimtar të verës.

Në çdo rast, bëhet fjalë për një transferim të orientuar drejt së ardhmes, pasi skuadra e Liga Premier aktualisht është mjaft e mbushur në repartin defensiv, por po mendon edhe për përforcime afatgjata.

Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse Real Madridi do ta lirojë lojtarin pasi vazhdojnë të kenë probleme në aspektin defansiv./Telegrafi