Arsenali dhe PSG pas Parteyt
289:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 25: Thomas Partey of Club Atletico de Madrid celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and SD Huesca at Wanda Metropolitano on September 25, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Thomas Partey në duel me Karim Benzeman (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
16/10/2018
Me shumë mundësi aventura e Thomas Partey te Atletico Madridit do të përfundojë në afatin e ardhshëm kalimtar.
Ganezi nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Diego Simeone dhe kështu largimi është një nga opsionet e mundshme.
Sipas mediave në Spanjës për mesfushorin kanë shfaqur interesim shumë klube, por më serioze janë Arsenali dhe PSG-ja.
Të dyja këtu nuk e kanë problem t'i paguajnë 50 milionët e kërkuar nga Colchoneros.
Partey në 286 minuta sa ka luajtur deri më tani në La Liga ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.
25-vjeçari është pjesë e akademisë së Atleticos, por për disa sezone ishte i huazuar te Mallorca dhe Almeria.
Për Përfaqësuesen e Ganës luan nga viti 2016 ku në 17 paraqitje ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/


