Arsenali dhe City vazhdojnë në FA Cup (Video)
Në ndeshjen e zhvilluar në Emirates, mysafirët shënuan të parët me anë të Jeremain Lens (16’). Joel Campbell e barazoi rezultatin (26’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.
Golat e Aaron Ramsey (72’) dhe Olivier Giroud (76’) përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Edhe Manchester City është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës FA, pas fitores prej 3-0 në udhëtim te Norwich City.
Dy gola u realizuan në pjesën e parë, ndërsa rezultatin e zhbllokoi Sergio Aguero (16’). Kelechi Iheanacho shënoi golin e dytë (31’), pasi të gjithë punën e kreu argjentinasi ‘Kun’.
Goli i tretë u realizua nga Kevin de Bruyne (78’). Navas ishte asistues. /Telegrafi/
De espaldas, de frente, trabando, llegando con lo justo: #Aguero marca siempre la diferencia pic.twitter.com/uH1yz4NCcK
— Matias Navarro (@Mati_navarro) January 9, 2016

