Please enter at least 3 characters.

Arsenali dëshiron shërbimet e N'Zonzit

2018/07/Steven-NZonzi-1.jpg
224:"PARIS, FRANCE - MAY 28: Steven N'Zonzi of France in action during the International Friendly match between France and Ireland at Stade de France on May 28, 2018 in Paris, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Paraqitjet e mira në Kampionatin Botëror gjithmonë shpaguhen për lojtarët.

Ky i fundit i mbajtur në Rusi duket se do t'i sjell hapa para në karrierë Steven N'Zonzit.

Sipas France Football, Arsenali ka shfaqur interesim serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit francez të Sevillas.

(Foto: Getty Images)

Duke iu referuar burimit të lartpërmendur Topçinjtë tashmë kanë filluar bisedimet për 29-vjeçarin.

Problemi i vetëm është klauzola e tij prej 40 milionë eurosh.

Palët janë në fazën fillestare të bisedimeve, por çdo gjë është në rrugë të mirë për t'u finalizuar.

N'Zonzi është pjesë e Sevillas në tri sezonet e fundit, ku ka pasur të punojë kështu me trajnerin aktual të Arsenalit, Unai Emery.

Por, duhet theksohet se ai e njeh mjaft mirë Ligën Premier, pasi në të kaluarën ka luajtur për Stoke Cityn dhe Blackburn Rovers. /Telegrafi/