Please enter at least 3 characters.

Arrestohet një person me urdhër-arrest aktiv dhe i konfiskohet një armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 22.05.2026, rreth orës 23:25, patrulla e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë realizimit të një pike kontrolli në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndaluar për kontroll një veturë të tipit Opel Meriva me targa vendore, gjersa gjatë verifikimit të pasagjerit, personi me inicialet L.T.(25 vjeç), kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ndërsa posedonte me vete një armë zjarri-pistoletë me pesë fishekë.

Policia njofton se në vendngjarje kanë dalë edhe njësitë reaguese.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, iniciohet rast për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, burgim prej 20 ditësh, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /Telegrafi/