Një e mitur sulmoi fizikisht një bashkëmoshatare në Podujevë, viktima merr tretman mjekësor
27/09/2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur, pasi e njëjta dyshohet se për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht bashkëmoshataren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, të premten në ora 11:55.
“Është arrestuar e dyshuara femër e mitur, nën dyshimin se për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


