Please enter at least 3 characters.

Arrestohet kryesuesi i komisionit të numërimit të votave në Malishevë, rasti nën hetim

Një person i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidatëve për deputet.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 23.01.2026, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/