Please enter at least 3 characters.

Arrestohen dy persona në Malishevë, Policia konfiskon edhe disa armë

2021/08/1-156.jpg

Zyrtarë policorë të Stacionit Policor Malishevë, më 11.08.2021, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit tek i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar.

• Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator.• Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek.

Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë:

• Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”• Pushkë automatike “AK47”• Pushkë ajrore “Bereta cal 6 mm”• Municion, 61 copë cal 7.62 mm• Karikator, 6 copë• Këllëf i revoles, 1 copë• Sperj, 1 copë• Helmeta, 2 copë• Pranga, 1 copë

I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë