Please enter at least 3 characters.

Ariana Grande ribën skena filmike në klipin e këngës "Thank U, Next"

2018/12/ArianaGranded-e1543683445858.jpg
266:"LOS ANGELES, CA - JUNE 02: (EDITORIAL USE ONLY. NO COMMERCIAL USE) Ariana Grande performs onstage during the 2018 iHeartRadio by AT&T at Banc of California Stadium on June 2, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Ariana Grande më në fund e ka publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën "Thank U, Next".

Kënga e re do të jetë pjesë e albumit të radhës me të njëjtin emër, ndërsa u kushtohet ish-të dashurve të saj.

Versioni i audio i "Thank U, Next" u publikua në fillim të muajit nëntor, ndërsa këngëtarja tash e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Ariana Grande (Foto: Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Klipi është mjaft interesant duke qenë se Ariana i ka ribërë disa skena të filmave të popullarizuar.

"Legally Blonde", "13 Going on 30", "Bring It On" e "Mean Girls", janë disa prej filmave në të cilët i ka bazuar skenat këngëtarja.

"Nuk e di se a kam qenë ndonjëherë kaq e gëzuar, mirëpo tri ditët e fundit kanë qenë më argëtueset ndonjëherë në jetën time", janë fjalët me të cilat 25-vjeçarja e ka përshkruar videon muzikore.

Kujtojmë që Ariana ka qenë e fejuar me komikun Pete Davidson, mirëpo vendosën që ta ndërprisnin lidhjen.

Para tij, ajo ishte në lidhje me reperin Mac Miller, i cili ndërroi jetë nga mbidoza në muajin shtator. /Telegrafi/