Please enter at least 3 characters.

Arbër Dauti mori pjesë në “The Voice of Turkey”, nuk u kualifikua (Video)

2017/12/arber-1.png

Arbër Dauti një talent i ri me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Belgjikë bashkë me familjen e tij ka marrë pjesë në audicionet e “The Voice of Turkey”.

Ai është prezantuar me këngën “I Need A Dollar”, mirëpo nuk ka arritur që të bëjë për vete jurinë e spektaklit të përbërë nga këngëtarë të famshëm të Turqisë, si Yıldız Tilbe, Murat Boz, Hadise dhe Gökhan Özoğuz.

Familja e Arber Dautit

Edhe pse nuk arriti që të vazhdojë një fazë më tej, Hadise e vlerësoi zërin e tij dhe tha se e presin që përsëri të marrë pjesë.

Dauti u vlerësua për performancën e tij në The Voice të Turqisë.

The Voice në Turqi është prej emisioneve më të shikuara. /21media/