Please enter at least 3 characters.

Apple dhe Google sërish markat më të fuqishme në botë!

2016/01/apple-dhe-google-s-euml-rish-markat-m-euml-t-euml-fuqishme-n-euml-bot-euml_hd.jpg

Apple, Google, Microsoft dhe IBM vazhdojnë të jenë në krye të tabelës për të pestin vit radhazi, dhe me këtë e shfaqin edhe më tej ndikimin e tyre teknologjik në skenën globale.

Apple dhe Google mbeten në krye edhe në vitin 2015, pasi markat e tyre kanë performuar mjaft mirë me kalimin e viteve.

Ky është viti i tretë me radhë, ku këto dy kompani kanë qenë në pozitën e parë dhe të dytë, respektivisht.

Jo vetëm që është rritur vlera e markave të tyre, por produktet e tyre luajnë një rol të madh në jetën tonë secilën ditë (p.sh. iPhone, Android, Chrome, iPad, Siri, etj).

Firma të tjera të teknologjisë në listë përfshijnë Microsoft (# 4), IBM (# 5), Samsung (# 7), Amazon (# 10), Intel (# 14), Cisco (# 15), Oracle (# 16), dhe HP (# 18), Facebook (# 23), eBay (# 32), PayPal (# 97), dhe Lenovo (# 100). (Telegrafi)