Please enter at least 3 characters.

Anulohet ankandi për shitjen e veturave të UNHCR-së

2020/12/Shtepia-e-ankandeve-Logo-780x439-1.jpg

Shtëpia e Ankandeve Kosova ka njoftuar se për shkaqe teknike, ankandi publik me vetura të UNHCR-së i planifikuar të mbahet më datë 19 dhjetor 2020 është anuluar.

“Data e re e mbajtjes së ankandit publik do të shpallet nëpërmjet mjeteve të informimit në kohë të duhur.

Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar për pjesëmarrje në ankandin e anuluar që të vijnë në zyrat e Shtëpisë së Ankandeve Kosova që të tërheqin depozitat e paguara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/