Ana dhe Kevini njoftojnë se po bëhen prindër për herë të parë
Foto: Instagram
13/07/2026
Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Ata kanë publikuar një fotosesion, ku edhe kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së parë.
"Nga dy zemra në tre", ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Të shumta kanë qenë reagimet e urimet në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Dyshja janë njohur në edicionin e tretë të Big Brother, ku më pas edhe vazhduan njohjen e krijuan romancë bashkë.
Ana më parë ka pësuar një abort dhe kishte kaluar një periudhë jo edhe aq të mirë. /Telegrafi/


