Please enter at least 3 characters.

Allegri: Nuk përfundoi lufta për titull, është dashur të mos pësojmë humbje

2018/12/GettyImages-1069458952.jpg
245:"TURIN, ITALY - DECEMBER 07: Head coach Massimiliano Allegri of Juventus looks on during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale at Allianz Stadium on December 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images )
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Interit.

Allegri ka analizuar ndeshjen taktikisht pas ndeshjes, duke thënë se Gagliardini dhe Joao Mario shkaktuan probleme në mesfushë.

Ai përmend problemet që Politano shkaktoi dhe se ai ndërroi krahët e mbrojtësve.

"Interi shkaktoi probleme në pjesën e parë, duke na hapur shumë me Joao Marion dhe Gagliardinin, kështu që vuajtëm që t'i mbyllim. Është e vërtetë se rastet më të mira në pjesën e parë erdhën nga vet ne që e dhuruam topin".

Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

"Unë e lëviza Mandzukicin në të majtë, e Dybala luajti shumë mirë. Ne nuk i lejuam asgjë Interit në pjesën e parë".

"Politano na bëri shumë presion, kështu që unë zhvendosa mbrojtësit e krahut".

"Kam kërkaur nga djemt të jenë efikas. Cancelo bëri shumë mirë, mendoj se Dybala ishte i shkëlqyer".

"Kampionati nuk ka përfunduar ende, por ne absolutisht nuk është dashur të humbim", deklaroi Allegri.

Juventusi ka 14 pikë më shumë se Juventusi në krye të tabelës. /Telegrafi/