Please enter at least 3 characters.

Allegri dëshiron të largojë presionin nga skuadra: Juve nuk është favorit për LK

2019/01/Massimiliano-Allegri-1-e1548770187852.jpg
231:"TURIN, ITALY - JANUARY 21: Head coach Massimiliano Allegri of Juventus looks on during the Serie A match between Juventus and Chievo at Allianz Stadium on January 21, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është kthyer edhe një herë të flasë për Ligën e Kampionëve.

Tekniku italian thotë se Zonja e Vjetër nuk është favorite për të fituar garën më të madhe për klube në botë, por objektivi i tyre të triumfojnë në fund.

"Nuk është e shkruar askund që ne jemi super favorit në Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte çmenduri".

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

"Duke e bërë këtë, ne nuk e përjetojmë garën si duhet ta përjetojmë, objektivi është ta sjellim në shtëpi nëse luajmë mirë dhe jemi më fat", ka thënë Allegri në konferencën për media para ndeshjes kundër Atalantas në Kupën e Italisë.

Në fazën e parë të eliminimit direkt në LK skuadra italiane luan kundër Atletico Madridit.

Juve ishte shumë afër ta fitojë këtë garë në sezonin 2016/17, ku në finale humbi nga Real Madridi me rezultati 4-1.

Gjatë historisë skuadra italiane e ka fituar Ligën e Kamionëve dy herë (1984–85, 1995–96). /Telegrafi/