Please enter at least 3 characters.

Aksionari i ri i Interit, Keung Tseung zbulon objektivat e tij me klubin

2019/01/Inter-4.jpg
249:"MILAN, ITALY - NOVEMBER 05: FC Internazionale Milano fans show their support prior to the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )
12:"Getty Images

Pronari i LionRock Capital, Daniel Kar Keung Tseung, i cili ka blerë aksione te Interi ka folur për objektivat e tij me klubin italian.  

Klubi italian, Interi ka njoftuar se Erick Thohir ka shitur pjesën e tij prej 31.05 për qind të aksioneve të klubit tek fondi me bazë në Hong Kong, LionRock Capital.

LionRock është themeluar në vitin 2011 nga Daniel Kar Keung Tseung, një biznesmen kinez-amerikan, i cili ka 25 vjet përvojë pune në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Pas marrjes së aksioneve nga Thohir, Keung Tseung ka folur për mediumin e klubit italian, ku ka treguar objektiva.

Keung Tseung ka thënë se synon ta bëjë Interin njërin nga klubet më të mira në botën e futbollit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

"Ne jemi shumë optimistë për perspektivën e zhvillimit të biznesit të të gjitha aktiviteteve të lidhura me sportin".

"Me mbi 110 vjet histori dhe ndikim global në fushën e futbollit, FC Internazionale Milano ka potencial emocionues të zhvillimit në të ardhmen".

"LionRock Capital do të mbështesë plotësisht objektivin kryesor të Interit për ta bërë një nga klubet më të mira të futbollit në botë, brenda dhe jashtë fushës", ka përfunduar aksionari i ri i Interit. /Telegrafi/