Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen gjashtë persona

2022/01/271099237_267363278660189_5951799082687022647_n.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik.

Sipas zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , gjashtë persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/