Please enter at least 3 characters.

Aksident në Klinë, lëndohen dy persona

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Dy persona janë të lënduar sot rreth orës 09:40 në fshatin Drenoc të Klinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Dy vetura janë përfshirë në aksident në fshatin Drenoc të Klinës, dy persona janë të lënduar”, ka thënë shkurt Gashi. /Telegrafi/