Please enter at least 3 characters.

Aksident mes një kamioni dhe një autobusi në Llapushnik të Drenasit

2021/07/219688831_2074912955981889_5258372897455432151_n.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe një autobusi në Llapushnik të Drenasit.

Siç mëson Telegrafi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar dhe 28 vetëm me dëme materiale. /Telegrafi/