Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Tetovë, lëndohen shtatë persona

2019/04/policia-mk.png

Shtatë persona të moshës prej 17 deri 38 vjeç, janë lënduar në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Tetovë-Bërvenicë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në të cilin janë përfshirë dy makina "BMW" dhe "Golf".

Pas aksidentit, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi policor i SPB Tetovë, të cilët marrin masa për zbardhjen e detajeve të aksidentit./Telegrafi/