Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë afër liqenit të Badovcit

2017/09/aksident.jpg

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në afërsi të liqenit të Badovcit.

Sipas një qytetari që ka dërguar në KALLXO.com fotografitë nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në këto fotografi shihen dy vetura të dëmtuara nga ky aksident.

Qytetari ka thënë se nuk di nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.