Please enter at least 3 characters.

Aida e “Njerëzit e humbur” rikthehet në kërkim të personave të suksesshëm

2016/01/1553109_266812966810012_1995511423_o-e1449656789446.jpg

Megjithëse u tha se do të përfshihet në politikë, moderatorja e njohur Aida Shtino nuk ka hequr dorë nga televizioni.

Pas një kohe përfundimi të emisionit “Njerëzit e humbur” ajo rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv , transmeton Telegrafi.

Mësohet se Aida do të shfaqet të premten në ekranin e “Ora News” me emisionin e ri, i cili po ashtu është në kërkim të personave.

Bëhet fjalë për shqiptarët e suksesshëm që janë nëpër botë dhe Aida ka vendosur t’i gjurmoj pikërisht në vendet ku jetojnë. /Telegrafi/