Please enter at least 3 characters.

Ahmetaj: Janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht që do të shqyrtohen

2021/02/votimet-ne-zgjedhjet-e-parakoheshme-2021-votat-me-kusht-foto-Ridvan-Slivova-108.jpg

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka dhënë detaje në lidhje me votat me kusht.

“Nga procesimi i rregullt i materialeve  zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë Burim Ahmetaj gjatë mbledhjes së KQZ-së.

Ahmetaj materialet nga 101 vendvotime janë vendosur në karantinë pasi sipas tij ka parregullsi.

Ai thotë se shumica e këtyre parregullsive lidhen me votat me kusht dhe në disa raste edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së thotë se raportet janë të orës 12:00 të datës 18 shkurt./Telegrafi/