Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Aubameyangut në Londër për të diskutuar transferimin te Arsenali

2018/01/Pierre-Emerick-Aubameyang-h-2-e1516206918883.jpg
314:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 06: Pierre-Emerick Aubameyang of Borussia Dortmund celebrates after scoring his sides first goal during the UEFA Champions League group H match between Real Madrid and Borussia Dortmund at Estadio Santiago Bernabeu on December 6, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndrojë në Londër për të diskutuar transferimin e sulmuesit te Arsenali.

Futbollisti ka kërkuar largimin nga Borussia Dortmundi dhe është raportuar se ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez.

Arsene Wengeri dëshiron një sulmues para mbylljes së afatit kalimtar të janarit, duke qenë se Alexis Sanchezit pritet t'i bashkohet Manchester Unitedit.

(Foto: Getty Images)

Bild bën të ditur se babai i 28-vjeçarit, i cili është edhe përfaqësuesi i tij, do të qëndrojë në Angli për t'i diskutuar detaje e transferimit.

Futbollisti nga Gaboni është i gatshëm që të kalojë në Emirates, ndërsa bëhet e ditur se transferimi do të kushtojë rreth 53 milionë funte (60 milionë euro).

Largimi i tij e ka vënë në aksion edhe Dortmundit që duhet të gjejë një zëvendësues.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti i Chelseat, Michy Batshuayi, është një nga shënjestrat kryesore të klubit gjerman për ta zënë vendin e Aubameyangut në Westfalenstadion. /Telegrafi/