Please enter at least 3 characters.

Agim Veliu ka një mesazh për Kadri Veselin

2017/05/veliu-1.jpg

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook, e ka porositur liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, që të jetë më i përgjegjshëm në fushatën që po bën.

Veliu, duke marrë për shkas, përpjekjen e Kadri Veselit që të hynte në zhveshtoren e Klubit Futbollistik “Llapi”, pas ndeshjes së djeshme në Mitrovicë, e ku u pengua nga kryetari i klubit llapjan, e ka porositur liderin e PDK-së që të respektojë rregullat e "lojës”, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Veliut:“Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.Përgjegjësi, jo protagonizëm.Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!” (sic.), ka shkruar Veliu. /Telegrafi/