Adriana Lima ndihet më seksi pas lindjes
31/03/2011
Modelja braziliane e cila ka një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Valentina, ka thënë se asaj i pëlqeu shtatzënia dhe pasi lindi vajzën, ajo ndihet më seksi se sa ndonjëherë më parë.
“Ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Gjatë shtatzënisë u ndjeva për mrekulli. Këto hormonet e shtatzënisë bënë mrekullira në mua. Unë ndihem shumë më e bukur, seksi dhe më femërore. Mendoj se floku im, lëkura ime është më e mirë tani”, u shpreh Lima. /Telegrafi/


