Please enter at least 3 characters.

Adoleshenti në New Mexico kapi "peshkun më të madh ndonjëherë" - por humbi shansin për të thyer rekordin, pasi bëri një gabim

2021/03/ad1-e1615280812525.jpg

Një adoleshent në New Mexico po vlerësohet se ka kapur një peshk rreth 25 kilogramësh.

Ndërsa pesha e peshkut është mbresëlënëse, ai nuk ka marrë një rezultat zyrtar për shkak të mënyrës së regjistrimit të peshës, përcjell Telegrafi.

Peshku i cili kishte potencialin për të thyer rekord u kap nga 13-vjeçari, Alonso Ordaz.

Ai thuhet se kapi peshkun e madh ndërsa po peshkonte në një liqen në Elephant Butte.

Babai i Ordaz-it i tha medias se ata e peshuan peshkun duke përdorur një peshore në anije dhe përcaktoi se peshonte rreth 25 kilogramë.

Por çfarë bënë më pas? Ata më pas e lëshuan atë.

Sipas Departamentit të Lojërave dhe Peshqve në New Mexico, rekordi aktual i shtetit për këtë lloj peshku është rreth 24.5 kilogramë dhe nëse matja e Ordaz ishte e saktë, peshku i tij mund të kishte vendosur një rekord të ri.

Por fatkeqësisht, peshku nuk u peshua në një peshore zyrtare shtetërore, që do ta bënte peshkun “të përshtatshëm” për rekordin shtetëror. /Telegrafi/