Please enter at least 3 characters.

Adelina performon para publikut zviceran

2016/01/f.0228143635565_m.jpg

Adelina bëhet kështu këngëtarja e parë shqiptare e cila performon në këtë klub, ku zakonisht sjellin këngët e tyre emrat më të mëdhenj të muzikës botërore si Jay Z, Ciara, Lil Kim, Lumidee, Dj Antoinne, 50 Cent, Francisco, e shumë të tjerë.

Ka qenë ky një koncert i përgatitur gjatë dhe me kujdes, ku asgjë nuk iu la rastësisë që nga styling-u i ri, koreografia moderne deri e tek performanca me DJ mjaft të njohur zviceran, Mr.P!nk, i cili ishte mysafir në ‘Adelina Show’ atë natë.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt i këngëtares për Telegrafi.com, i cili ka theksuar se publiku ishte i përzier shqiptar dhe zviceran, ndërsa ajo që mund të quhet një befasi ishte numri i konsiderueshëm i të rinjve italianë në këtë mbrëmje. /Telegrafi/