Please enter at least 3 characters.

​Abdixhiku uron besimtarët: Të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashtershme

2022/04/Lumir-Abdixhiku-LDK-konference-per-qeverisjen-e-Albin-Kurtit-foto-Ridvan-Slivova-6-e1650718335941.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë në familjet tona, pasi gjithherë ka bashkuar rreth njëri-tjetrit, siç dhe na ka rikujtuar domosdoshmërinë e ndarjes së të mirave me të tjerët.

“Të jesh afër në mirësi e të ndash aq sa ke me të tjerë në vështirësi, është pasuri njerëzore. Sot, derisa gjejmë veten të rrethuar me miq, fqinj e familjarë, përderisa shënojmë dashurinë dhe sakrificën tonë ndaj Zotit - le të përpiqemi për mirësi e mbarësi të përditshme e të pashtershme. Për vendin e shtetin; për shoqërinë dhe për njëri tjetrin. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më lejoni që t’ju urojë festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja! Gëzuar!”, shkroi Abidixhiku.

Ndryshe, besimtarët myslimane kremtimet për Kubran Bajram i kanë nisur që në orët e hershme të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut e më pas edhe atë të Bajramit.