Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku për vizitë në familjen Rugova: Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar

2021/07/217455070_10158397407717759_5971215906109220079_n.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar familjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova, ku është pritur nga familja Rugova.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se vizita në shtëpinë e familjes Rugova është sikurse të vizitosh muzetë kombëtare.

“Presidenti Rugova është Ati Themeltar i shtetit tonë. Ai është inspirim i përditshëm për punën time si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe natyrisht emri i tij dhe trashëgimia politike që ai ka lënë në LDK në veçanti dhe në Kosovë në përgjithësi, do të jenë udhë-rrëfim për ne që këtë shtet ta bëjmë dinjitoz ashtu siç e ëndërruan gjeneratat e arta të intelektualëve më të shquar që pati Republika jonë”, shkruan Ambdixhiku.

Postimi i plotë:Bashkë me Albinën dhe Erën, sot, bëmë një vizitë shumë të veçantë.Ishim në shtëpinë rezidencë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova në Velani, ku u pritëm ngrohtësisht nga zonja Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes së Presidentit Rugova.

Të shkosh në atë shtëpi është si të vizitosh një muze kombëtar. Gjenë aty gjithçka që e ka rrethuar Presidentin Rugova; nga vendi i punës, salloni i pritjes së mysafirëve, libra të shumtë, gurët e tokës së Kosovës, fotografi e përplot gjëra të tjera me vlerë që për secilën ka një rrëfenjë të historisë moderne tē Kosovës.Me zonjën e parë të Kosovës për plot 16 vjet, Fanën, biseduam për përpjekjet e familjes në kohën më të vështirë tonën, për Presidentin, përkushtimin e tij për çështjen e Kosovës, Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë dhe për atë se si e shihte ai shtetin tonë në një të ardhme për gjeneratat e reja, atë të fëmijëve tuaj, Erës sime, Evës e Lekës - mbesave e nipave të tij - e gjithë të tjerëve pa dallim.

Kosovën e tij e jetojmë sot. Presidenti Rugova është Ati Themeltar i shtetit tonë. Ai është inspirim i përditshëm për punën time si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe natyrisht emri i tij dhe trashëgimia politike që ai ka lënë në LDK në veçanti dhe në Kosovë në përgjithësi, do të jenë udhë-rrëfim për ne që këtë shtet ta bëjmë dinjitoz ashtu siç e ëndërruan gjeneratat e arta të intelektualëve më të shquar që pati Republika jonë./Telegrafi/