Please enter at least 3 characters.

A do të shkojë Putini në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II?

2022/09/Putin.png

Presidenti rus Vladimit Putin nuk do të shkojë në funeralin e Mbretëreshës, ka thënë Kremlini.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, zëdhënësi Dmitry Peskov shprehu lavdërime për Madhërinë e Saj në një konferencë me gazetarët.

Ai tha se populli rus kishte “respekt të madh” për “urtësinë dhe autoritetin e saj”.

“Kualitete të tilla janë shumë të pakta në skenën ndërkombëtare për momentin", tha Peskov.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare. Ajo kishte mbretëruar për 70 vjet. /Telegrafi/